A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Shqiperinë Etnike

Shqiptarët Kuq E Zi

Janë bijtë e shqiponjës,njerëz të lirë
Njerëz të ndershëm e me zemër të dlirë.
Janë ata njerëz që sundojnë tok' e qiell
Sytë e tyre të flaktë shkëlqejnë fort në diell.

Ata njihen për besën e shqiptarit
Se janë njerëz me vlerë e s'e shesin pazarit.
Janë ata njerëz që e kthejnë errësirën në dritë.
Janë trimave që luftojnë për një tjetër ditë.

Flasin gjuhën shqipe,gjuhën e Atdheut
Nuk s'prapsen nga sfidat,se janë bijtë e Skenderbeut
Me krenari valvisin flamurin kuq e zi
Që morën nga beteja e luftuar për liri

Flamurin tonë shtrëngojmë në gji
Dhe me zemër këndojmë për ty Shqipri
Prej ktij flamuri na njeh bota mbarë
Na njeh me t'vetmin emër,"shqiptarë".

- poem written by Kristina Keka


Choose star rating

Rating:  4.5 / Votes cast:  23





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019