A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Rinia

Të rritur në djepin e Shqipërisë
Të mbështjellë nga lulet e lumturisë.
Dielli kujdeset për ta e u lëshon dritë
E kështu kalon koha ditë për ditë

Rini,o Rini e flaktë e krenare
Si po ia kalon n'kyt tokë shqiptare?
A po rritesh me plot liri?
Flamurin shqiptar a po e shtrëngon fort në gji?

N'gjithë këto vite gja a t'ka mungua?
Hë pra Rini,ma thuaj mua.
Ti Rini e zjarrtë je pa asnjë hall
I del para rrezikut ball për ball.

Po kjo pakujdesia jote o Rini
Mund të përfundojë me fat të zi.
Se e tejshtuar është ajo krenaria jote,
Që bën të futesh në zënka kote.

O Rini,e ambël Rini
Si s'po mblidhesh nji herë në shpi.
Lart e posht tan kohen tuj bredh
Po si nanës asnjë sy s'i hedh?!

Rrin me dor n'zëmër e shkreta nan
Kur del në botën jashtë,pa asnjë fjal me I than.
Mos mendon se je mirë sa kohë je gjalle?
Mos mendo se me jetën hidhet valle.

O ti e bukura Rini
Në gjithë kto vite je stolisur në flori.
Për ty duam veç me këndua
Veç me kcy me yjet e veç me lodrua.

- poem written by Kristina Keka


Choose star rating

Rating:  2.5 / Votes cast:  2





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019