TEKSTESHQIP

Kripmjaltezat
Gojedhenat Muzikore
Lyrics

DJ: Shoke dhe shoqe,
Miresevini ne Radio Posta ’60.
Oborri yne nga zerat gumezhon
Dhe jeta e shkolles te gjitheve na bashkon.
Sa endrra,gezime,shkolla na dhuron
Dhe zilja tek bie te gjitheve ne na fton.
Ra zilja,ra zilja,sa embel tingellon
Perpjekje te reja per ne po lajmeron.
Ra zilja,ra zilja,me gaz ne klase na fton
se fruti I punes jo me kot,jo,jo nuk shkon.
Po,mor po,besa po
Gjithe malesia drite
Po,mor po,besa po
Miresevini ne “Disko Koperativa”.
Xhaxhi Enver,xhaxhi Enver,
Doren permbi zemer ma vendos ngadale
Oh c’me kenaqe.
Oh c’gezim I madh per ne
Shoqe-ni,motra-ni,
Midis nesh xhaxhi Enver
Shoqe-ni,motra-ni,
Vallen merr o bashke me ne
Shoqe-ni,motra-ni,
Bucet salla plot hare
Shoqe-ni,motra-ni,
DJ: Na falni per kete boshllek muzikor
Por disa kengeve,muzika iu tret ne vite .
Ne I kendojme si gojedhena melodike
Ja ventilatori,vapen jashte e nxorri
E dergoi ne ara, qe te rritet fara.
Katjushka ne Moske,Faria ne Tirane
Per socializmin, ne gare sot jam.
O kamarier,o xhaxhi kamarier
Dy limonada me sheqer
Te lutem,vetem nje minute
sa t’i jap une shokut nje shurup.
Kemi shkolla, o me dy klasa
Kemi sharra, o me pre derrasa
Kemi furra,o me pjek buke
O lum si na,si jetojme n’Puke.
Pioner,per ceshtjen e partise dhe te popullit jeni gati!
Gjithmone gati!
(2)Ne jemi sot te vegjel
Per neser me hov do te punojme.
Iu japim fjalen e nderit
Oxhaqet me lart do t’I cojme.
Po mor po ,besa po.
Respekte per keto zera te mrekullueshem
Qe gjeten kohe t’ua qajne hallet
Bashkemoshatareve neper bote
Kemi shoke ne bote qe rriten te uritur
Por n’llogore lufte,guximin farketojne.
Grushtet kane bashkuar,me nenat,baballare,
Kontinentet skuqen,kontinentet digjen zjarr.
Shoke e miq te vegjel,kudo ne bote
Ju pershendesim,grushtet lart I cojme.
Zemrat tona rrahin me ju gjithmone
Per fitore,ju urojme!
Qiellin tone te kalter,plot yje te kuq
E deshironi edhe ju o shoke.
Jeta jone e lumtur ne Shqiperi,
Nuk ka shoqe,askund ne bote.
Dhjetat tuaja,plumb per armikun.
Mos kepusni lulet.
Ne keto lule I keputem
Jo nga mali,ne lendina,
Por nga zemrat tona lule,
se jane lule per Partine.
Sport—Kalitje—Shendet
Nje lajm I gezuar shoke,
Na e dha Partia.
Popullore,Socialiste, u be Shqiperia.
Gezon I madh dhe I vogel
Zemra na kendon
Per Partine,popullin tone
Kenga fort ushton.
Librin,pushken dhe kazmen
Nga dora s’e lesho-leshojme,
Republiken popullore
Socialiste e mbrojme.
DJ: Degjuat “Radio Posta”,Super Hits.

Ideja:L.Bombaj. Perpunoi tekstin:K.Cukali. Perpunimi muzikor:Kristi.