>
LETERSISHQIP

Shatërvani

Fle shatërvani në parkun mbuluar me fletë,
Stërkala të argjendta fëminore s’ka më atje.
Kopshti i ëndrrave është veshur me myshqe,
Tharë nga e ftohta e djeshme,
Tretur nga harresa e sotme…

Pse hesht o shatërvan, delfin i ngurtë,
Kthema shkëndijën e ëndrrës rinore.
Nga puthja që dikur u mrekullova,
S’gjej më gjurmë,
E mpiu cikna
E hidhur e asaj mbrëmje…

Po zgjohu, o shatërvan mbuluar me fletë,
Kujtoi fjalët e hidhura qe na ndanë,
E ciknosi thëllimi dashurinë,
Ujin e argjende shteroi.
Atë natë, të mugët nëntori,
Pa yje, pa hënë.
Me dhembë smira e dërmoi,
Furtuna me vete e mori.