Më mbaj mend (për 1 muaj)

Maska

Maska, maska, maska,
S’është si dikur ballo me maska.
Këto janë të neveritshme,
Të frikshme,
Të domosdoshme.
Nën maskë tretet buzëqeshja.
Bukuria.
U harrua ëmbëlsia,
Kush e di ç’formë ka.
Nën maskë fshihet ligësia, hipokrizia.
Nën maskë erdhi vjet komshiu nga Kina,
U shtanga në shkallë.
U ndehën në skaj dy sy tryelë,
U habita,
Kur ktheu bërrylin, pa kuptuar qesha.
Sot nën maskë,
Bota,
Nënqesh trishtueshëm me vete.
Nën maskë,
Janë natyra, qielli, uji, toka,
Shpresa.
Sa gjera s’ i njihnim më parë.
Nën maskë nënqeshin hidhshëm ata.
Statujat hijerëndë mbuluar me maska,
Macet, qentë me maska,
Sa shumë, diell, ajër të pastër dhe jetë ka,
Fytyra të ngrira nën maska,
S’mund të marrësh frymë,
Maska në rrugë,
Të flakura, të pista,
Të qelbura,
Të njollosura.
Sa shumë maska ka!
Oh, sikur bota të çirrte maskën
Të shihnim fytyrën e vërtetë!

- poezi nga Kristaq Turtulli


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet