>
LETERSISHQIP

Para Gjumit

Mes darkës e gjumit
S’ka tjetër ëndërr
Veç lojë
Me lodrat e mia ishe vetëm ti
I njëjti si unë
Me botën, dëshirat dhe sytë e mi
Ashtu siç i pata në gjurmët e para
Nga prëhni në prëhën
Në pellgun e pafund
Të botës së parë

Aty ishe ti
Deri në pafund
Me hënën që nuk e shihja
Nga lodrat e mia
Nga ëndrrat
Që i shihja në buzëqeshjen tënde
Në qerpikët e mrrolur për gjum
Nga hëna e vonë
Që priste përqafimin tim me shtratin

Atje më prisje ti
Derisa hëna e linte malin pas
Lutjet ishin të kota
Edhe përrallëzat e panumërta
Që nuk i shterre kurrë
Me hapa të vegjël i lash pas
Dhe prap ishe ti
Mes ëndrrës e dritës
Të nxura në botën tënde
Me gjurmë të vogla
E hapa derën e saj

DËRGOI:
Më shumë nga Kristjan Dukaj