>
LETERSISHQIP

Fatkeqesia E Himares

Nënë të lutem më lejo,
të shkoj dhe unë bashkë me to.
nuk është shumë, veç një natë,
nesër do të kthehem prapë…
do dëfrehem të lutem nënë,
më lër të iki ditën e hënë …
nuk do ikë përgjithmonë,
veç një ditë ekskursion,
të jem dhe unë me shoqërinë,
se këtu e kam shtëpinë …
nënën e shkretë, të uruar,
lutja e vajzës e ka copëtuar,
me mund dhe me sakrificë,
vajzën në ekskursion ta nisë,
mundësitë s'ishin shumë të mëdha,
që vajzës t'i jepnin shumë para,
e nisin në ekskursion ta çojnë
me pengun a do t'i mjaftojnë
e nis me dhimbje nëna e shkretë,
s'e di që vdekja po e pret
s'e di që ai ekskursion i urryer,
ia merr vajzën për mos t'ia kthyer,
një telefonatë pret ajo,
"nënë, arrita, mos u shqetëso",
por një telefonatë mbërrin,
nga e cila ulërin,
nga ai lajm që ajo mori,
godet me grushte kraharorin,
çjerr fytyrën e saj,
dhimbja zemrën nis t'ia çajë,
më fal bija ime,
të rrita me mundime,
si s'më lajmëroi kjo zemër e shkretë
që sot do ndërrosh jetë,
më fal bijë që s'të ndalova,
dëshirën mami ta plotësova.
shumë ëndrra bijë kishe,
por s'e dija që e fundit kjo do ishte …

DËRGOI: