>
BIOSHQIP

“Në Kosovë Ka Lezet”, Projekt Që E Riktheu Fuqishëm Kujtim Ibrahimin

22-12-2016
Me muzikë ka filluar të merret qysh në fëmijëri, e ka trashëgim nga familja, nga vëllezërit e dajallarët e tij. Tregut muzikor shqiptar përditë i shtohen emra të rinjë, këngëtar që kanë për synim të sjellin këngë sa më të bukura, të atilla që i pëlqen publiku, është ky Kujtim Ibrahimi. Ky emër shumë shpejtë do të jetë familjar për secilin, pasi Kujtim Ibrahimi po punon fortë për sukses në muzikë.

Kujtim Ibrahimi, së fundi ka edituar edhe albumin e tij të parë muzikor që mbanë titullin "Dashuri pa kufi". Albumi është punuar nga "Msus production", nga Elhami Idrizi (Msusi) dhe Afrim Idrizi. Incizimet janë bërë në studio "Biotnia".



Këngëtari nga Presheva, por që jeton bashkë me familjen në Belgjikë, pak kohë më parë ka prezantuar duetin me Afrim Bltoni. Bëhet fjalë për këngën me titull "Kosova ka lezet", këngë kjo që erdhi me videoklip dhe u pëlqye mjaftë nga publiku. Në këtë këngë, përshkruhet ndjenja e bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit dhe që gjithë kohës e kanë mendjen në vendlindje, në Kosovë.

Albumi është edituar nga produksioni muzikor "Arboni" nga Gjilani, incizimet janë bërë në studio "Bitonia", ndërkaq tekstet janë shkruar kryesisht nga teksteshkrusi i mirënjohur Kreshnik Avdiu dhe Ramadan Varshevci. Këngët e këtij albumi tingëllojnë vërtet bukur dhe Kujtim Ibrahimi thotë se është shumë i kënaqur me atë se si po ecë albumi në fjalë.
(Blerand Rexhepi - Teksteshqip.Com)