TEKSTESHQIP

Kujtim Prodani
Digjem
Lyrics

Rrugës endem kot,
nuk di pse ty po të kërkoj?!
S’di se ç’paskam sot!
Dëshirë për trupin tënd të ngrohtë!

Pyetje paskam shumë.
Dyshimet, oh sa më mundojnë!
Veten e njoh mire,
por ja, njeriu dhe ndryshon.

Dhe eci përmes erës,
aromën tënde era sjell.
Mbi supe ndjej dhe shiun
Që tek ti më sjell.

Le të rrimë bashkë këtë natë
e të dëfrejmë, unë dhe ti,
derisa mëngjesi të vijë. Të dy!

Pyetje nuk kam më,
në krahët e mi kur të shtrëngoj.
Digjem unë me ty,
pa ty unë digjem, po njësoj.

Dhe eci përmes erës…