>
BIOSHQIP
Biografia
Bendi i njohur kosovar, Asgjë Sikur Dielli, me një risi, një fytyrë të re për bendin, këngëtarin e ri të saj, aktorin e njohur kosovar, Kushtrim Hoxha. Ai nihet si aktor dhe këngëtar. Ka përfunduar studimet për aktrim në Universitetin North Carolina në SHBA. Është pjesë e ekipit të aktorëve në serialin televiziv më të shikuar “Familja Moderne”, si dhe ka marrë pjesë në role të ndryshme në Teatrin Kombëtar në Prishtinë si dhe disa role në Teatrin e Qytetit në Charlotte, North Carolina, SHBA. Ka filluar karrierën e tij në muzikë në bendin Gre3n, si dhe ka kënduar në disa shfaqje mjuzikëll në Charlottte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Me ardhjen e Kushrimit fillon një etapë e re e Asgjë Sikur Diellit. Ardhja e Kushtrimit në bend do të sjell një freski, përderisa bendi do t’i mbetet besnik stilit dhe zhanrit të vet të muzikës duke vazhduar së shpejti edhe me risi të tjera si dhe albumin më të ri, për të cilin do të japim më shumë detaje më vonë.” – u shprehën anëtarët e bendit. Asgjë Sikur Dielli ka nxjerr në treg deri tani dy albume, dhe kanë marrë pjesë në festivale të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, ku edhe morën shpërblime. Asgjë Sikur Dielli përvec në Kosovë, pritet që së shpejti të jetë prezent edhe në Shqipëri dhe Maqedoni. Këngëtari i mëparshëm i Asgjë Sikur Dielli, Alban Nimani, ka vazhduar solo karrierën.

Më datë 14 Mars 2012, Hana Cakuli & Kushtrim Hoxha publikojnë videoklipin "Kopshti". Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative. Me këtë këngë, Hana Cakuli & Kushtrim Hoxha u paraqit në këto festivale: Zhurma Show 2012 (2012), Netët e Klipit Shqiptar 11 (2012), VFM 2012 (2012).

Më datë 11 Shtator 2012, Kushtrim Hoxha publikon videoklipin "T’i Them Heshtjes Tende Mjaft". Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative. Me këtë këngë, Kushtrim Hoxha merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 12 në vitin 2013.

Më datë 27 Shkurt 2013, Offchestra publikon videoklipin "Te Penxherja Jote", në bashkëpunim me Kushtrim Hoxha.