>
LETERSISHQIP

Ajo Luftë E Ëmbël Shumë

Sikur në luftërat e ftohta
me zili fjalët patëm shtrënguar
me dëshirën e pafundme
njëri tjetrin për të pushtuar.

Betejat si të mbetura peng
nëpër mote i kemi kërkuar
ajo luftë e ëmbël shumë
ndër nesh mbetet ende zgjuar.

Harruar le të mbesin heshtjet
të vijnë në jetë qastet e lakmishme
të jemi dhe më triumfues
se mbretëritë më të guximshme.