>
LETERSISHQIP

Pas Ikjes Sate

Pas ikjes sate kaluan vite
në mes u futën si llogore
kur takohemi mbulon heshtja
njëlloj si në rastet mortore,

dhe ti do kthehesh një ditë tek unë
shpresa asnjëherë s'do shembet
jeton e gjallë brenda meje
sikur barkë e qetë endet

e kur një ditë më s'do jem
veq atëherë do jetë përmbysur
sikur pas shirave të rrëmbyeshëm
vetëtimave, e qiejve të grysur.