>
BIOSHQIP

Labi I Del Në Ndihmë Teuta Krasniqit Nga Peja

16-01-2016
Këngëtari Labi pa dyshim që aktualisht mbetet një nga figurat publike i cili po gjendet në qendër të vëmendjes për iniciativa bamirëse, përkundër faktit që shumë kolegë të tij e gjejmë gati çdo ditë në media tek rubrika "Skandal".

Me të dëgjuar për rastin e Teuta Krasniqit nga Peja e cila jetonte në kushte ekstremisht të vështira me 3 fëmijë, Labi ka nxituar që menjëherë t'ju dalë në ndihmë.

Iniciativa e nisur nga Labi e cila është ndiqur nga nga Adnan Hyseni, Devolli Corporation, Gold Ag etj, ka bërë që të sigurohet shuma e mjaftueshme për ti dhuruar një banesë zonjës me 3 fëmijët e saj jetimë.

E gjithë kjo është bërë e mundur nga publiciteti i RTV Dukagjinit, të cilët pasi kanë realizuar storien, kanë mjaftuar vetëm 24 orë që jeta e kësaj familje të ndryshojë!
(B.A/Teksteshqip.Com)

Labi I Del Në Ndihmë Teuta Krasniqit Nga Peja