>
BIOSHQIP

Labinot Rexha Sjell Klipin E Ri “Motra Jonë”

26-06-2014
Këngëtari Labinot Rexha vazhdon të jetë aktiv jo vetëm më mbrëmjet e tij të shumta në diasporë, por edhe me projekte të njëpasnjëshme. Karriera e tij prej shumë vitesh, bashkëpunimet me emra të njohur të estrades dhe këndimi i tij “Live” në secilin koncert, e kanë bërë një emër të dashur për publikun shqiptar. “Në karrierën time unë kam punuar më shumë artistë të njohur si: Ismet Peja, Mihrije Braha, Machiato Band”, Ali Dula, Loni AK, dhe së fundmi me rep këngëtarin e njohur Stresin, e cila këngë u prit jashtëzakonisht mirë nga simpatizuesit tanë. Po ashtu unë realizova edhe një këngë kushtuar vrasjes makabër të bashkëvendasit tim, Elvis Pistës”, shprehet Labinoti për disa nga projektet e tij të realizuara. Por, ai nuk ndalet më kaq. Në vlugun e këngëve të reja nga estrada jonë, Labi ka menduar të sjell një këngë me një tematik krejt tjetër. Tematika e këngës ka të bëj me shkuarjen (përcjellësin) e motres. Sipas Labit, kënga është punuar nga “Machiato Band” me tekst të Blerina Mati, ndërkaq videoklipi është punuar nga produksioni “Artfabe”
Labi i cili shumicën e kohës jeton në Zvicër, tani gjatë gjithë sezonit të verës do të jetë i pranishëm në Kosovë, për të kënduar në gazmende të ndryshme familjare.
(Teksteshqip.Com)

Labinot Rexha Sjell Klipin E Ri “Motra Jonë”