>
BIOSHQIP
Biografia
Ai është pa dyshim një prej emrave më rinj, por edhe më të preferuar në tregun muzikor nga këngëtarët, të cilët e zgjedhin dhe I besojnë krijimeve të tijë, duke i kënduar apo interpretuar materialet. Edhe pse majft i ri, ai ka kohë që ka guxuar, dhe po vazhdon të guxojë të sfidojë antivlerat në muzikë, me talentin e tij, dhe duke zbatuar me përpikmëri rregullat bazë të tija, të cilat janë, të jesh vetvetja, dhe të mos abuzosh me notat. Në karrierën e tij si kompozitor, ai numuron rreth 60 krijime me këngëtarë të vjetër apo të rinjë si psh Myfarete Laze, Rezarta Smaja, Marieta Billo, Sheila Haxhiraj e plot e plot të tjerë.

Ai vjen nga një “Fis’ (familje artistësh) të vërtetë, ashtu sikurse është edhe vet I ati i tij, Profesor. Rikard Jorganxhi, Dirigjent i njohur, halla e tij Zhuliana Jorganxhi (autore e njohur e teksteve nëpër Festivale, si dhe daja e tij Kantaautori I njohur Gjergj Leka.

Lamberti përfundon studimet në Liceun Artistik Jordan Misja për Piano, dhe menjëherë pas tijë, ai kryen edhe dhe studimet në Akademinë E Lartë Të Arteve, në Degën e Kompozicionit. Menjëherë pas pëfrundimit të studimeve, ai fillon karrierën e tijë si muzikant profesionist duke krijuar edh një ndër grupet e para moderrne të kohës të qujatur “Fever”. Paralelisht me me “Fever” ai fillon edhe krijon meloditë e para, të cilat por jo vetëm, ai do t’i rrëfejë për ATSH-në.

Më datë 28 Qershor 2018, Lambert Jorganxhi publikon videoklipin "Si Dielli".

Më datë 17 Qershor 2020, Lambert Jorganxhi publikon videoklipin "Restart". Muzika dhe orkestrimi i këngës janë punuar nga Lambert Jorganxhi.

Më datë 30 Janar 2021, Lambert Jorganxhi publikon videoklipin "Melodi".