>
LETERSISHQIP

Të Ëndërronim Skënderbe

Dikur ëndërronim
të të shihnim në Prishtinë
hipur në kalë e shpatën ngjeshur
me vetulla ngrysur
duke prerë Sulltan e padishah
bajlozët iknin në zërin tënd
Skënderbe jehonë në shekuj.

Të flas Skënderbe
kur Prishtina mësonte
“marshall Tita n’kali t’bardh”
Stalinin e Fadil Hoxhën
kur urrenin Amerikën e demokracinë
himne e ditirambe thurnin
për Jugosllavine
e ty të ëndërronim
natën vonë në qiellin e nxim.

Të flas Skënderbe
në sheshin e Prishtinës
tek mediton kohën e Arbërit
ishe frymëzim i Ronsardit
ishe fortifikatë e Evropës plakë.

Skënderbe të flas
me heshtjen e mendjes
shpatës e ëndrrës sonë
në kohë.

Më shumë nga Lan Qyqalla