A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

Malli

Syri i bukur qe t'u mvrenjt
Syri yt qe me lendon
Do me lere a von a shpejt,
Do me lere a shpejt a von.

Sapo shpirti m'u delir
Shpirti im i nxire krejt
Do me lere me pahir
Syri i bukur qe t'u mvrenjt

E do mbetem pernjemend
Varfanjak si mbret pa fron:
Mbreteresha qe me cmend
Do me lere a shpejt a von

Do me lere a von a shpejt,
Do me lere a shpejt a von,
Syri i bukur qe t'u mvrenjt
Syri yt qe me lendon.

Do me lere...A! por si
Qofte ahere ose tani
Do te qaj aq dashuri
Qe do humb me mall te ti?

Mua mendja s'm'a kupton,
Mua syri s'ma veshtron,
Po fillon edhe vajton,
E kullon, kullon, kullon:

Mall! o mall! qe vjen e shkon!

Vjen e shkon e prape vjen,
Mall qe len nga perendon:
Len e vjen e zjen e bren:
Malli mallin me s'e gjen...

- poem written by Lasgush Poradeci


Choose star rating

Rating:  4.5 / Votes cast:  143





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019