Më mbaj mend (për 1 muaj)

Gremina

Ti sot as qesh, as qan,
Rri larg e qetë.
Në shpirtin tënd ti mban,
Një faj për jetë.

Një dashuri me gaz,
Siç fryu era.
E zure shpejt në çast,
E le përhera.

U ngrohe ashtu sa mund,
As shumë e as pakë.
S’të ndriu përdrejt në fund,
E bardha flakë.

Më ndriu, e griu e shkriu,
Ah mua zjarri!
U m’varrësh unë i ziu,
M’u buzë varri!

E nuk më dhemb aspak,
Një vdekje e gjallë.
Ndaj qava lot me gjak,
Si në përrallë.

Ndaj hoqa rëndë ashtu,
Gjer në greminë.
Llaftarën që më zu,
Për dashurinë.

Për dashurinë o Zot,
Që shemb një burrë.
Që s’e pat ndjerë dot,
Gruaja kurrë.

Që lind e ndritur krejt,
Bukuri plotë!
Me dritën drejtpërdrejt,
Nga drita jote!

Që qesh e qan, e zjen,
E s’jep të qetë.
E zjen e bren e shfren.
E s’vdes përjetë.

- poezi nga Lasgush Poradeci


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.4 / Votuan:  40

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet