>
BIOSHQIP

Laura Nezha: Dëshiroj Të Diplomohem Si Regjisore

24-01-2012
Te gjithe do t'i mbajme mend gjate ato dite te ftohta te fillimvitit te shumeperfolur 2012 …Janar i acarte, rruge te boshatisura, tek-tuk njerez te cilet nuk mund t'i identifikosh lehte nga shtresat e panumerta te veshjeve…Megjithate jeta vazhdon ne rrjedhe normale: dyert e institucioneve perplasen, thashethemet nuk mungojne, artistet vijojne punen per te shperfaqur talentin e tyre…Mbetem ketu sepse rrjedhimisht kjo atmosfere na dergon vetvetiu ne Universitetin e Arteve, prej te cilit presim te ardhmen e skenes dhe ekranit shqiptar. Pikerisht ne kete institucion do te takoja nje vajze te re, nje bjondje simpatike me tipare te theksuara, nje zonjushe me vullnet te hekurt per te permbushur synimet e saj. Laura Nezha eshte evidentuar per aftesi te shkelqyera qysh e vogel duke filluar me festivalet e femijeve dhe per te mberritur ne ditet e sotme ne pjesemarrjen ne kompeticione serioze te muzikes sone. E vendosur, shume e qarte, e prere ne pergjigje "regjisorja" bukuroshe (i pelqen ta therrasesh keshtu) mori pozicion per te me degjuar,pasi kishte dhene premtimin se do te pergjigjej sinqerisht, ama do te na i tregonte te gjitha…

Nje vajze e re me ambicie te qarta ne fushen e muzikes…Pse ke bere kete zgjedhje Laura?
- Ne fakt kjo nuk eshte nje zgjedhje e rastesishme. Muzika eshte nje pasion qe me ka shoqeruar qysh ne moshe te vogel dhe fatmiresisht vijon te jete pjese e rruges sime .

Cfare kujton nga pjesemarrjet e para ne festivalet e femijeve?
- Ka kaluar shume kohe qe nga pjesemarrja ime te "Gjeniu i vogel". Kam nostalgji per ate kohe, gjithashtu dhe per oret e studimit te pianos, praktike te cilen aktualisht nuk e ndjek me.

Performove ne "Kenga Magjike 2011" me kengen nen titullin "Jo s'e di"…. Cfare realisht Laura nuk di?
- Nuk e di pse njerezit e kane te veshtire te bejne zgjedhje ne momentin kur e dine se cfare kerkojne…

A mendon se u vleresove mjaftueshem ne kompeticionin e ketij viti?
- Rendesi ka qe kenga eshte pritur jashtezakonisht mire nga publiku. Dihet qe per artistet e rinj eshte e veshtire te ecin ne festivale, megjithate une kete dalje te pare e konsideroj te suksesshme.

Cili eshte shteti i preferuar ku deshiron te jetosh?
- Per momentin e mendoj te ardhmen time ne atdhe, ne Shqiperi. Me vone do te me pelqente te beja nje specializim mbi regjine e teatrit ne Angli ose France.

Kur ke ndjere se je vertet kengetare e mire?
- Jam cilesuar si talent nga profesionistet e fushes teksa isha ende femije. Gjate rruges ka gjithmone vend per permiresim.

Me cfare po merresh? Si e kalon nje dite te zakonshme?
- Pjesen me te madhe te dites e kaloj ne shkolle. Jam studente ne vitin e trete per regji teatri dhe natyra e profesionit qe kam zgjedhur eshte shume impenjuese.

Sa te pelqejne komplimentat?
- Me pelqen kur degjoj komplimenta qe lidhen me punen time, jane si nje lloj shperblimi per gjithe lodhjen.

Si e percepton famen? Mendon se do t'i kalosh kufijte e njohjes jashte territorit shqiptar?
- Eshte ende shpejt per te menduar famen. Cdo kengetar do te deshironte te behej i njohur edhe jashte kufijve, por kjo mund te arrihet duke u ngjitur me ngadale, shkalle-shkalle, duke hedhur hapa te sigurte.

Martese apo bashkejetese?
- Nuk ka ndonje diference te madhe midis tyre, nuk ka rendesi forma e lidhjes kur dy persona duhen…

Raporti i Laures me meshkujt, vecanerisht admiruesit…
- Kam patur kurdohere raporte te mira shoqerore. I falenderoj sinqerisht per mbeshtetjen e sinqerte. (buzeqesh)

Ke dike te vecante ne zemren tende? Nese jo, si e perfytyron ate?
- Ne cdo kohe ka vend per nje person te vecante ne zemren e njeriut, mjafton qe ai te dije ta fitoje.

Te pelqen luksi?
- Une bej nje jete normale, nuk kam manierizem qe ajo te jete domosdoshmerisht luksoze. Kenaqesine e vertete e marr kur permbush synimet e mia.

Si do ta arredoje shtepine tende te endrrave?
- Do te me pelqente nje hapesire e ngrohte, komode dhe modern. Mbi te gjitha me shume klas.

Sa krenare ndjehesh per familjaret e tu? Pse?
- Jam e lumtur qe jam rritur ne nje familje me shume dashuri. Kam dy prinder dhe nje moter qe me kuptojne dhe perkrahin.

A mund te na rrefesh nje sekret, qe nuk e ke thene me pare?
- Me ndodh shpesh te kendoj ne shtepi ne ore te papershtatshme, rrallehere kam mirekuptimin e komshinjve. (qesh)

Mban ditar?
- Jo, nuk kam mbajtur asnjehere ditar, ai nuk eshte ne natyren time.

Cila eshte dita me e bukur qe ke kaluar?
- Kam perjetuar momente te bukura kohet e fundit, nuk mund te vecoj…

Po me e veshtira?
- Dita ime behet e veshtire dhe stresante kur nuk me mjafton koha per te realizuar planet.

Pika me e dobet dhe ajo me e forte…
- Pika ime me e forte i referohet fenomenit se kur dua te realizoj dicka i perkushtohem me gjithe energjine time dhe natyrisht: ia dal mbane. Ndersa pika me e dobet eshte se merzitem shpejt kur gjerat nuk shkojne mire.

Ke nje specialitet tendin ne kuzhine, qe preferon ta gatuash ne dite festash? Cilin?
- Te them te verteten nuk di shume nga kuzhina, por me terheq ideja per te mesuar receta te reja ne gatim.

Cilat jane pikesynimet per te ardhmen?
- Deshiroj te diplomohem me sukses si regjisore dhe te sjell ne vazhdim kenge te pelqyera.


Laura Nezha: Dëshiroj Të Diplomohem Si Regjisore