>
BIOSHQIP

Lauresha Ramadani: “Veshur Me Tradhëti”, Suksesi Im I Parë

01-05-2015
Lauresha Ramadani, një nga zërat më të mirë të "The Voice" tani vjen edhe në festivalin Top Fest. Lauresha ka rrëfyer në këtë intervistë ekskluzive për www.teksteshqip.com disa nga detajet e këngës së saj pjesmarrëse në ediicionin e 12-të të Top Fest "Veshur me Tradhëti". Në vazhdim ndjekim pergjigjet e saj...

TeksteShqip: Lauresha, jeni pjesmarrëse së fundmi në Top Fest 12 me këngën "Veshur me Tradhëti". Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti?

Lauresha: Unë që në nisje të tij e kam ndjekur Top Festin dhe ka qenë gjithmonë dëshirë e imja të marrë pjesë. Për ta realizuar këtë projekt më ka ndihmuar Qëndrim Rijanin (Regjisor dhe profesor në Akademinë e Arteve, Tiranë) i cili më ka lidhur me autorët e këngës, Gent Myftaraj kompozitorë dhe Rozana Radi tekstshkruese. Kam pasur me të vërtetë shumë fat që më është dhënë mundësia të punoj me njerëz që i kanë dhënë shumë vlera skenës. Është kënga ime e parë dhe deri tani jam shumë e kënaqur me suksesin e saj.



TeksteShqip: Përse zgjodhët Top Fest për të konkuruar?

Lauresha: Për vetë faktin që është live. Dhe besoj që mund të shpreh më mirë vlerat dhe potencialin tim si këngëtare.

TeksteShqip: Keni arritur në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni, mendoni se do të prekni edhe finalen?

Lauresha: Unë kam shkuar të ndaj diçka të bukur me njerëzit dhe nëse kaloj në finale do isha tejet e lumtur.



TeksteShqip: Cilat janë porjektet e tua pas kësaj kënge?

Lauresha: Mbas "Veshur ne tradhëti" kam menduar të vi ndryshe. Kësaj rradhe nuk do shihni një Laureshë që vajton, por një vajzë që kërkon ta jetojë dashurinë e saj. Një këngë ritmike dhe verore.

TeksteShqip: A do të angazhohesh me koncerte?

Lauresha: Gjatë sezonit veror më kanë ftuar për disa koncerte, pasi do jem më e lirë për t'ju përkushtuar dhe po i pres me padurim.



TeksteShqip: Ne ju mbajmë mënd nga "The Voice". Çfarë do të merrni gjithmonë me vete nga ky spektakël?

Lauresha: Kanë qenë daljet e mija të para në një skenë aq të madhe dhe natyrisht eksperienca e parë nuk harrohet kurrë. Do marr me vete kujtimet dhe çastet e bukura si ato në skenë si dhe ato në backstage.

TeksteShqip: Çfarë mendimi keni për albumet?

Lauresha: Jetojmë në kohën e singlave.



TeksteShqip: Lauresha, të falenderoj për intervistën, për fund dëshiron të shtosh diçka..?

Lauresha: Ju faleminderit për këtë intervistë që e pranova me shumë kënaqësi. Dua të shfrytëzoj rastin të falenderoj Gentin dhe Rozanën, Qëndrim Rijanin, shoqerinë dhe familjen. Dhe mbi të gjitha Uskanasit, sepse me mbështetjen e tyre të vazhdueshme më kanë dhënë forcë dhe besimin e plotë për të vazhduar në rrugën aq të bukur por dhe të vështirë të muzikës.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Lauresha Ramadani: “Veshur Me Tradhëti”, Suksesi Im I Parë