>
BIOSHQIP

Videot E Ledi Vokshit Në Kanalin E Saj “Vevo”

12-12-2013
Plagjiatura që po përdoret bukur shumë nga një pjesë e estradës muzikore, ka shtyrë këngëtaren Ledi Vokshi që të jetë e mbrojtur nga kjo dukuri. Dhe ajo ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta bërë këtë. Në të vërtetë, ajo që nga sot do të ketë kanalin e saj zyrtar në YouTube me emrin “Vevo’s”, në të cilin do të gjenden të gjitha projektet e saj të deritanishme. “Datat 11.12 dhe 13 janë mjaftë të rëndësishme për mua, pasi që prej kësaj dite do të kem kanalin tim të “Vevo’s”.

Të gjitha këngët e mia tashmë janë të mbrojtura me të drejta autoriale nga ‘Vevo’s’”, ka thënë ajo për “Zëri”, duke shtuar se me këtë veprim ajo shpreson se do të parandalohen keqpërdorimet me këngët e saj. Ledi ndjehet e kënaqur pasi që është njëra nga këngëtaret e rralla që posedon kanalin e saj zyrtar i cili mbron të drejtat autoriale.

“Më gëzon fakti se jam e para artiste e muzikës shqiptare që posedon një kanal të vetin i cili mbron të drejtat autoriale të çdo projekti tim muzikor”, shton ajo. Ledi së shpejti do të sjellë edhe shumë risi në skenën muzikore, pasi tashmë ka filluar punën në disa projekte, ku disa prej tyre mund të priten gjatë festave të fundvitit.
(K.B/Zëri)

Videot E Ledi Vokshit Në Kanalin E Saj “Vevo”