Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.
Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Kerko Dashurine".
3. Video është e këngës "Kerko Dashurine", por nuk këndohet nga Ledina Çelo.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.
Muzika:
Flamur ShehuTeksti:
Jorgo PapingjiOrkestrimi:
Alfred KaçinariPjesëmarrëse në
Festivali i 35-të në RTSH
Komente
Asnjë Koment
01/12/1996
Sa pak e njohim veten, sa gabojmë,
kur themi se për jetë dashurojmë,
besojmë se nuk ka tjetër dashuri,
çudi se si besojmë........... çudi!?
Asnjëherë nuk e dimë sa jetojmë,
ikën jeta, sa shpejt fluturon,
ok, sa pak, fare pak dashurojmë,
vetëm një dashuri nuk mjafton.
Dhe sa herë ne dëgjojmë rrahje tjetër
dhe sa herë ne pësojmë një zhgënjim,
e harrojmë dashurinë tonë të vjetër,
vetëm ruajmë diku një kujtim.
(refren)
Ikin vitet, ikin vitet, ne s'e kuptojmë,
zbehet kënga e zemrës, rrahjet
më s'i dëgjojmë.
Të falem dashuri, të adhuroj
për çastet që më bëre të jetoj.
Një dashuri e re tani më thërret,
një tjetë jetë…
Si lindin yjet, ndrisin dhe perëndojnë,
ashtu edhe ndjenjat tona, një ditë shterojnë,
një dashuri e freskët pas tyre pret,
një tjetër jetë…
------------
Asnjëherë nuk e dimë sa jetojmë,
ikën jeta, sa shpejt fluturon,
ok, sa pak, fare pak dashurojmë,
vetëm një dashuri nuk mjafton.
Dhe sa herë ne dëgjojmë rrahje tjetër
dhe sa herë ne pësojmë një zgënjim,
e harrojmë dashurinë tonë të vjetër,
vetëm ruajmë diku një kujtim.
{{uname}}