>
LETERSISHQIP

O Shpirti Im I Kuptuar

Ti moj jeta shpirtërore,
Si njëherë s’ta pashë shpirtin,
Nuk e di pse s’mu tregove,
Ndaj nuk e besoj bilbilin.
Asgjë s’ka si të besohet,
Kur s’e sheh dhe s’të tregohet.
Eci, por jam i padukur,
Edhe pse jam vërtet i gjallë,
O shpirti im i këputur,
Pse të kam kaq të vrarë.
Asgjë s’ka si të besohet,
Kur s’e sheh dhe s’të tregohet.
Nëse shpirti shpejt gëzohet,
Prapë ai e ndjen dhimbjen,
Sepse nis e dëshpërohet,
Ndaj e turbullon dhe mendjen.
Ndaj asgjë nuk të besohet,
Kur s’e sheh dhe s’të tregohet.
Ndaj dhimbjet dhe dëshpërimet,
E bëjnë më të dhembshur jetën,
Shpirti me aq shpirtëzime,
E njeh më saktë të vërtetën.
Ndaj asgjë nuk të besohet,
Kur s’e sheh dhe s’të tregohet.
Po për shpirtin e babait,
Që është shpirti yt i zemrës,
I besoj flakës së zjarrit,
Siç besoj qumështin e nënës.
Ndaj asgjë s’mund të besohet,
Kur s’e sheh dhe s’të tregohet.

Nga libri " Vij nga drita"
OMBRA GVG, Tiranë 2014