>
LETERSISHQIP

Perseri Ne Kembe!

Shpirtin detit ia kam marrë
Shpirtin detit ia kam marrë,
Ndaj si det shpirtin e kam,
Malin kam vëlla të parë,
Ndaj vëlla i malit jam.
Syrin ma ka falur ylli,
Jam i qeshur si behar,
Zemrën- këngëtar bilbili,
Që këndon e më ndez zjarr.
Qeshjen ma ka dhënë jeta,
Urtësinë, toka dhe nëna,
Gjakun nga fisi e gjeta,
Dashurinë qielli i gjërë.
Forcën shkëmbi i patundur,
Nga lumi mora vullnetin,
Nderin nga flamuri i ngulur,
Guximin e kam prej djepit.
Krahët ia kam marrë rrufesë,
Po dhe inatin gjëmimit,
shpejtësinë, erës së sertë,
Dhe luanit zemërimin,
Gjunjët, Tomorrit të lartë,
Pendën, shiponjës me fletë,
Letrën fushave të shtrira,
ndaj të plotë e kam një jetë.
Dhe nga natyra bujare,
E kam fituar durimin,
Durimi dhuratë të madhe,
më ka dhënë mënçurimin,
Më ka sjellë mbi të gjitha,
Bukurinë e vetë Njeriut,
Karakterin me stolira,
si dhe besën e Mojsiut.
Me këto të gjitha bashkë,
I vërtetë, me njerëzinë,
Jam krenar për nënë e babë,
Kam një shpirt për Shqipërinë.

Pjese e trilogjise "eter dhe bij"
Tirane me 2014 OMBRA GVG