TEKSTESHQIP

Leke Pecnika & Dava Gjergji
Une Vdeksha N'syte E Tu
Lyrics

"Moj e mira,flokët në krah,
Me t'puthë n'terr po m'vjen gjynah,
Me t'puth ditën,s'po kam kah!"

Me krye n'hi,gjumi të mori,
Mjau,mjau,mjau, ta ban maçorri,
Mjau,mjau,mjau,ta ban maçorri,
Po t'han gjeli te oborri!

Hej ti vdeksh në kaçimak,
Rrak e tak,e rrak e tak,
Hajmedet,medet,ku-ku,
Unë vdeksha n'sytë e tu!

M'i ngrin zogjtë tuj fluturue,
Po,as jo,nuk po më thue,
Çare s'ke pa fjetë me mue!

Veç një natë,me mue me fjetë,
Nuk t'lshojnë ethet për tri vjet,
More plak,qyqan i shkretë!

Hej ti vdeksh në kaçimak!
Rrak e tak,e rrak e tak..

Hajmedet,medet,ku-ku,
Unë vdeksha n'sytë e tu!