>
LETERSISHQIP

Korça

Moj Korçë plot trëndafile, zogj e dritë,
Je parajsa ku jetojnë perënditë...

Durhami kudo që shkoi
histori të gjatë shkroi,
që nga Viena n’Anadoll,
nga Damasku në Stamboll,
në ç’do fshat e vilajet,
gjezdisi posht e përpjet,
e pa tër’perandorinë,
në fund edhe Shqipërinë.
Shkoj Kosovë e në veri,
tër viset në Labëri,
por Korçën..sapo e pa,
u habit; dhe dëgjo ç’tha:
-Kudo vajta, e ç’kam parë,
kjo qënkesh bot’e pa larë,
plehra dhe ujra të ndyrë,
në gjith viset që kam hyrë,
po me Korçën u habita,
majë bregut kur arrita,
shikova poshtë në fushë,
si ndonjë gjerdan në gushë,
malet Korçën kan rrethuar,
si ndonjë thesar të çmuar,
i vetmi vënd në Balkan,
qytet ndërtuar me pllan,
ato rrugët drejt fishek,
pa plehra, dhe pa hendek,
qyteti shtruar me gurë,
trëndafile përmbi murë,
kishin bahçe ç’do shtëpi,
pem’e lule në avlli,
I thash vehtes vall ku jam?
si ishull në oqean..
në mbrëmje dolla pak jashtë,
çupa-djem përdore bashkë,
të veshur si parizianë,
si kur s’ishin nga k’to anë,
vajzat krehur-djemtë rruar,
ç’popull i qytetëruar-!!..

Ah moj ti korça e mjerë
të shoh me faqe te çjerrë
të gjith këta maskaranj,
ankohen si kalamanj.
ta dinin seç ju dha Zoti,
dhuratë e çmuar qëmoti,
tashti ngrihen ca krishterë,
flamur të verdhë në erë
rrugët i kan pagëzuar,
me priftërinjt’e uruar,
pa ke dhe ca muslimanë,
ankohen për Kasabanë,
të vën’emër oxhallarë,
me origjinë ’’Korçarë’’

Naumi Veqirlharxhinë,
që na nxori a-be-ce-në,
nja-dy vllehë të betuar,
ishin trima të shkolluar,
Mihal Gramenon, Asdrenë,
këngë flamurit i ngrenë.
Kristo Floqin mos harroni,
sa herë në korçë shkoni,
ai trim që na nderoi,
‘‘Vatrën’’ me Nolin krijoi..

Ata trima të shkolluar
në mërgim patën mësuar,
bijt e Korçës idealë..
erdhë më këmb’e me kalë,
kush me pushkë, kush me penë
u mblodhën e bënë benë
kush e don që ta shikojë,
majë Gramozit të shkojë
me dylbi të rrij më gjynjë
të shohë..por të mos hynjë..
se Korça na paska zot
kështu e shpalli Imzot,
atje larg në Amerikë,
erdhën në Korçë pa frikë
dhe e shpallën republikë
dhe kujt s’i pëlqen të ikë..
E tha Themistokliu’vetë,
sapo erdhi vet’i tetë.

Hungarezë e Bullgarë,
Pogradecin kishin marrë,
Grekët i vinin vërdallë,
ishin futur në mëhallë.
Franca me Themistoklinë,
flamurin e Korçës ngrinë,
i than’grekut që nga sot,
Korçës-Korçarët jan’zot.
Shtator 19, 2013