>
LETERSISHQIP

O Popull Zgjohu!

Kur erdh Turku na përçavi,
Në dy fe, si dhen na ndavi,
Ali Pasha si despot,
Plagët prej’tij jan dhe sot,
Erdh’Zogu me mercenarë,
Shpalli vehten mbret i parë,
Tha..ish m’i mir se Fan Noli,
Ç’kishim dhe s’kishim i vodhi.
Dhe pastaj u kthye rrota,
Filloi të luftoj tër bota,
Si të tërë edhe ne,
Mbesuam ata pa fe.
Enver Hoxha yll në ballë,
Na varrosi që të gjallë.
Nëpër burgje-internime,
Koprativa-detyrime...
O..Zot ç’far na panë sytë,
Nga këta lider’të ndytë.
Sikur kjo nuk na mjaftonte,
S’di Berishën kush e donte?
Ka tashti nja njëzet vjet,
Me pahir rri në pushtet.
Të gjithë ata maskarenjtë,
Dhe ç’far nuk na bënë qentë?
Na vodhën, na pinë gjakun,
Dhe s’mundëm të marrim hakun.
Secili për xhep të vet,
Sapo hunë në pushtet,
Po ata s’e bënë vetë,
Ne i vumë mor të shkretë! 180
Në xhami-oxha ka dale,
Kush nuk shkon s’ka për ta falë.
Baba-sheu në teqe,
Ndau miletin në tre.
Nga Himara në Tiranë,
Thonë janë muslimanë.

Nëpër kisha, monastirë
I mbledh prifti me pahirë,
Gegëria katolike,
Betohen si fanatikë
Jahuditë z’di tju them,
Mëndjen kan’Jerusalem,
Vllenjtë nëpër tër Ballkanë,
Lanë dhëntë..po ku vanë?
Nëpër fshatra, në qytete,
Shkuan në të tjera shtete.
Lagjet evgjite jan’boshe,
Më nuk del buka me koshe.

Dikur na kish faj Turqia,
Ca nga feja-varfëria,
Ka faj Sërbi ose Greku,
Tashti s’na bën pun dyfeku.
Të gjejmë tjetër mënyrë,
Dhe të shikojm’në pasqyrë.
Po kush na ka faj ore??
Fajin vlla..e kemi ne!!

Gjith Ballkani jan komshinj,
As që ju duhen kufinj,
Ndajnë popullin pas fesë,
Maskaranjtë të pabesë, 181
Të gjith fuqit e mëdha,
Duan të shërbejm’ata,
Myslimanë dhe krishterë,
Të gjith këtu kemi lerë,
Varret e gjyshërve tanë,
Nëpër luftra që u vranë,
Ti nderojmë të gjith bashkë,
Si bënim në koh’të lashtë.

8-Shkurt -2013