A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Përkujtim-Elegji

Për shokun tim Zikon që ndërroi jetë kaq para-kohësh.

Po thuaj një vit ka shkuar 
Me një brengë që më trazon
S’kam as vullnet për të shkruar
Por në zemër më lëndon..

Nuk di ndofta u bë vonë
Të kisha shkrojtur më parë
Dy fjalë për mikun tonë
Shkronjëtor që s’kish të sharë.

Ziko Tambe Kapurani,
Miqt’e mij të gjith e dinë,
Ta kujtoni, po mos qani,
Për nder tja pini dollinë.

Në shkollë e rrugës tokë
Hanim kumblla, mana-ferra,
Jam krenar që ishim shokë
Kok-më-kokë si do shqerra..

Me Xhevdetin un-e-ti,
Të tre ishim mëndje shkretë,
Ç’na tërhiqte nuk e di..?
Pa shiko si shkoi kjo jetë..!

Un’të them..nga ne të tre
Ti nga jeta s’kishe frikë,
Qeshnje-këndonje me ne
Si s’mërziteshe njëçikë?

Pezjet-e-ca vjet u ndamë
Do vinja edhe një mot..
Biseduam por s’u pamë
Premtimin që s’mbajta dot.

Ike herët dhe s’më prite,
Të shikohemi dhe-njerë
Të kujtonim ato vite..,
Të pinim një gotë verë..

Miku im nuk e di pse
Por një i ri kur ndërron jetë
Sa herë ndodh kam vënë re
Zoti të mirin e zgjedh vetë..

Në parajsë ku ke shkuar
Nga kjo jetë i çliruar..
Në mes Engjëjsh ke qëndruar..
Me nja-dy libra në duar..

Leo Gjata 16-Korrik-2016

- poem written by Leo Gjata


- Submitted by Leo Gjata -

Not Yet Rated






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2018