TEKSTESHQIP

Leonard Bombaj & Elton Deda
Hoteli I Kenges
Lyrics

Dimri sa kaloi rrugicen e vitit shtatedhjete,
Nje kale qymyri ecen,
ne kalldrem'n e shkrete.
Troku i tij i lodhur, lodhur,
duket sikur thote:
A doni zjarr? A doni te ngrohte?

Aaaa (a doni zjarr?) aaaa (a doni te ngrohte?) mmmm

Nje djale i vogel po vrapo,
dhe numeron neonet.
Zhduket drej periferise,
ne k'te nate te vone.

Atje eshte hoteli i kenges
me moshe nje mije vjet.
Naten bujtine dhe
diten siluete.

Dhomat jane permbytur
plot me tinguj edhe iso
Nje porte renkon me ze njeriu:
heeeeej.....

Ne ballkon nje ze i embel,
ndoshta nen Tereza.
Kendon nje ninull qytetit
qe po fle, fle.

Nje vajze e porsa dal nga banja,
trupin lag ne shi
Flet'e grisur Kadarese
Rreke ne kemb't e mi.

Sot dhe shiu pikon ngjyre
Blu. blu sperkat
duke sjell muzgun me shpejt,
dhe vitin nentedhjete.

Era fryn e shtyn nje dere
tek kinemaja vjeter,
Salla ishte bosh pa njerez
filmi shfaqej vetem

Dhe aktoret nga ekrani
qeshen dhe me thane,
C'do ketu or mik!!! Hej
Film ka plot perjasht!

Rruge me rruge vrapova,
derisa u thinja.
Nga hoteli larg degjoja
Ejaaaaaaaa

Ndoqa jeho-jehonen
Numuroja zerat,
Miliona psheretima prisnin
tek, Hoteli i kenges

Nga varrezat e qytetit
vjen nje vershellime,
Ky kompozim i lene pergjysem,
ingjitet zerit tim

me rremben dhe loz me mua
ne kte qiell te purpurt
me braktis dhe fluturon
si adrese e humbur.

Rruge me rruge vrapova,
derisa mberrita
Te hoteli belbezova,
hej! hej! a mund te hyj?

Tani aty banoj,
dhe s'dua jo me shume...

Njerez plot vrapojn ne rruge,
te viteve dymije
Ne rrugice te femijerise,
ka rene nje drite qetesie.

Dhe hoteli i kenges
ka kalldremin partiture
Shkruan me drita
t'perjetshme ninulle...
(e perjetshme ninulle)

DËRGOI: