>
BIOSHQIP

(1452-1519)

Biografia
Leonardo di ser Piero da Vinci lindi më 15 prill në Ankiano të Vinçit; vdiq më 2 maj 1519 në Kështjellën e Cloux (Kluks) të Ambuazit. Ishte arkitekt i famshëm, shpikës, inxhinier, piktor e skulptor italian i Rilindjes. Babai i tij Ser Piero da Vinci ishte noter ndërsa e ëma Katerina një fshatare.

Leonardo Da Vinçi, fabulist! E njohim si piktorin e madh të rilindjes Europiane,si kimist, skulptor, arkitekt, matematikan etj.Artistin e madh të “Xhokondës”, e shikojmë tani dhe si fabulist. Mesa duket çdo gjë që ai kapte me dorë kthehej në margaritar.Nuk është pak, ai e lëvroi fabulën afërsisht 200 vjet përpara Lafontenit. Fabulat e tij orgjinale janë në prozë.Duke pasur parasysh lexuesin shqiptar si të apasionur pas kësaj gjinie“në veçanti” i përktheva ato në formë poezie, pa i humbur bukuritë që ka, dhe përmbajtjen.Por duke i shtuar ritmin, rimën, muzikalitetin me të cilat lexuesi ynë është mësuar.Në librin që përgatitet të dalë nga shtëpia botuese “Argeta L.M.G” ato do të jenë të përkthyera njëkohësisht dhe në prozë, në mënyrë që lexuesi të nxjerrë vlerësimet e veta në të dyja përkthimet.Me rastin e 564 vjetorit të lindjes, Da Vinçi, do flasi shqip me gjuhën e fabulës. Shqipëroi: Pilo Zyba.

Si piktor (vizatues), ishte nxënës i Verrocchios, në shitoren e të cilit njohu bashkënxënësin Lorenzo di Credi (Lorenco di Kredi), që shquhej për stilin e tij të hijshëm me vija të prera e të sakta. Këto mënyra të di Credi-t ndikuan te Leonardoja, por më pas ishte radha e Lorencos të mësonte nga Leonardo. Ai është një ndër humanistët më të mëdhenj ne kategorinë e artit. Da Vinçi mund të mendohet si një kryetip i njeriut të rilindjes dhe është përcaktuar shpesh si një gjeni, për shkak të shkëlqimit të tij në të gjitha fushat e artit, për zbulimet e tij shkencore dhe shpikjet teknike, që duken një përparim i madh në krahasim me kohën e tij.