>
LETERSISHQIP

Merimanga Dhe Bleta

Merimanga ndërton në një kënd,
pallate që të lënë pa mënd.
Rrjeta të ylberta rrezet,
në të përkundet përkëdhelet.

Në të bien insekte,
në mëngjes apo pasdreke.
Merimanga me intrigë,
i gënjen i ha si shtrigë.

Por një ditë në mëngjes,
kur dielli rrezet i ndez,
viktimë na ra në rrjetë,
një puntore, që i thonë, bletë.

Merimanga : - Ha,ha,ha, mizë kaba,
me ty një muaj do ha.
U lëshua mbi viktimë,
e uritur vetëtimë.

Por bleta nxori gjilpërën,
cak,cak, e mbërtheu të tërën.
Rrjetën intrigë që ndrin,
ja shndëroi në qefin.