Thënie Për Flamurin

Thënie Për Flamurin

Thënie

Shtyp foton për ta zmadhuar dhe rishtype për ta mbyllur.
  • 2021-02-08 14:34:41
    Le të sulemi nën flamurin e kuq në flakë të luftës, që të na drithërohet trupi nga dehja e barutit, që të na ndizet shpirti nga zjarri i shenjtë i lirisë dhe le të vdesirn duke thirrur: “Rroftë Shqipëria“.
    Fan Noli aforizma
  • 2021-02-08 14:34:41
    Flamuri kombtar nuk ka ç'ka ban nder ne, po kje se dashtni nuk kem' për Atdhe!
    Gjergj Fishta aforizma
  • 2021-11-29 07:56:30
    Gëzohu! Gëzohu! O Gen, Arbërie! Ndizu! Flakërou për flamur Lirie. Hajdeni t’ia themi... Rroftë Pavarësia!.. Ismail Bej Vlora, BABËKOMBËSIA!
    Natasha Limaj aforizma
  • 2022-01-24 10:52:01
    Ah, moj Shqipja ime e madhe... dikur Europa plakë të përzë me gurë… Qysh në zanafillë ajo e uruar Kockë të ka në grykë, se je gjë e çmuar.
    Natasha Limaj aforizma
  • 2022-03-26 17:09:26
    Përmbi sfondin e kuq u ul shqiponja dhe flamuri valëvitet mbi ne. Kuq e zi i veshim ditët tona, himne ngrejmë përmbi Atdhe.
    Adelina Pali aforizma
  • 2022-06-30 06:53:57
    Atdhetarët kur lëshojn lot, në dorë flamurin se mbajnë dot. Ulen në gjunjë puthin tokën, për Atdhe japin kokën.
    Naxhije Muhadri aforizma
  • 2022-07-07 08:15:49
    Kemi fusha male det, kemi Atdhe pa asnjë të met. Kemi tradita me shumë nurë, kemi Shqipën në flamur.
    Naxhije Muhadri aforizma
  • 2022-07-07 08:16:59
    Gjuha jonë embël tingllon, si komb jemi shtat miljon. Jemi treshe e pa ndarë, Shqipëri Flamur Shqipëtar.
    Naxhije Muhadri aforizma
  • 2021-07-28 09:24:17
    E shihni këtë flamur? Enë që s'u shpua kurrë... Pikë, vrushkull, rrëke, vilar... Thadroi gjakun shqiptar.
    Natasha Limaj aforizma