Thënie Për Shqipërinë

Thënie Për Shqipërinë

Thënie

Shtyp foton për ta zmadhuar dhe rishtype për ta mbyllur.
  • 2021-02-08 14:34:41
    Edhe hâna do t'a dije, edhe dielli do t'ket pa, se përqark ksaj rrokullije, si Shqypnija vend nuk ka!
    Gjergj Fishta aforizma
  • 2021-02-08 14:34:41
    Le të sulemi nën flamurin e kuq në flakë të luftës, që të na drithërohet trupi nga dehja e barutit, që të na ndizet shpirti nga zjarri i shenjtë i lirisë dhe le të vdesirn duke thirrur: “Rroftë Shqipëria“.
    Fan Noli aforizma
  • 2021-02-12 00:25:03
    Të mbetur pa unitet fetar, e vetmja lidhje që ka mbajtur shqiptarët të bashkuar ka qenë gjuha.
    Faik Konica aforizma
  • 2021-02-12 00:25:03
    Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme: do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj.
    Faik Konica aforizma
  • 2021-02-08 14:34:41
    Sa jeni shqiptarë me gjak shqiptari… lartësoni burrërinë.
    Asdreni aforizma
  • 2021-02-12 00:25:03
    Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t'i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari.
    Faik Konica aforizma
  • 2021-02-08 14:34:41
    Burrat e mëdhenj nuk i munguan as dje Shqipërisë, as sot dhe nuk do t’i mungojnë as nesër.
    Fan Noli aforizma
  • 2021-02-08 14:34:41
    Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët.
    Faik Konica aforizma
  • 2021-02-08 14:34:41
    Mos shikoni kisha e xhamia: feja e shqyptarit asht shqyptaria!
    Pashko Vasa aforizma
  • 2021-02-12 00:25:03
    Ky komb, me gjithë ca të liga që ka, është kombi ynë.
    Faik Konica aforizma
  • 2021-02-08 14:34:41
    Shqipëri, lejome të kthej syt' e mi mbi ty O nene e rrepte burrash të egër!
    Xhorxh Gordon Bajroni aforizma
  • 2021-02-12 00:25:03
    Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi e krime janë bërë në emër të së gjorës Shqipëri!
    Faik Konica aforizma
  • 2021-02-12 00:25:03
    Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turmë e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë.
    Faik Konica aforizma
  • 2021-02-08 14:34:41
    O Shqipëri ku lindi Iskenderi Këngë e rinise, fanar i të urteve.
    Xhorxh Gordon Bajroni aforizma
  • 2021-02-12 00:25:03
    Përmirësimi ekonomik është nevoja më e shpejtë dhe më e ngutshme për vendin tonë. Është pra një detyrë urgjente që interesat ekonomike të Shqipërisë t'i paraprijnë çdo vlerësimi të karakterit politik.
    Faik Konica aforizma
  • 2021-02-08 14:34:41
    Unë do të rroj deri sa ta shoh të bukur, të dashurën Shqipërinë tonë të lirë dhe të madhe, e pastaj me gëzim le të vdes.
    Jeronim De Rada aforizma
  • 2021-02-12 00:25:03
    Palla ime është penda; atë pallë të dobët kam, me atë përpiqem t'i shërbej atdheut. Fiunt scriptores nascuntur heroes [shkrimtarët bëhen, heronjtë lindin]. Ti që leve trim, bëje fora një herë jataganin për nder të Shqipërisë
    Faik Konica aforizma
  • 2022-01-24 10:52:01
    Ah, moj Shqipja ime e madhe... dikur Europa plakë të përzë me gurë… Qysh në zanafillë ajo e uruar Kockë të ka në grykë, se je gjë e çmuar.
    Natasha Limaj aforizma
  • 2022-02-13 18:43:14
    Emri shqiptar është emri yt, më i shtrenjtë se dy sytë.
    Lutfi Coka aforizma
  • 2022-03-28 18:12:18
    Gezohu Shqiptar, posedon Alpet, Jonim e Adriatikun, Trepcen, Pasuri Mahnitese TI Mbreteron.
    Tyran Prizren Spahiu aforizma