>
BIOSHQIP

(1943-2015)

Biografia
Liliana Çavolli ishte në skenë për më shumë se 5 dekada, me këngën e saj të lehtë qytetare. Lili, siç e njihnin miqtë kishte punuar edhe në redaksinë e muzikës në Radio Prishtinë, ndërsa pa luftës ajo ka qenë autore dhe moderatore e emisionin “Evergreen” në Radio Kosova.

Lililana Çavolli ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës kosovare.

70 vjetorin e lindjes dhe pesë dekada karrierë në skenë ajo i kishte festuar në një megakoncert që e kishte organizuar Grupi Koha në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në shkurt të vitit 2013.

"Për pesë dekada me radhë ajo ia fali publikut këngën dhe shpirtin. Asnjëherë nuk kishte kërkuar diçka në kthim. Por shpërblimin ia solli koha. Mbrëmja e së dielës së 3 shkurtit, për shumë kë mund të ketë qenë e zakonshme. Por, jo edhe për divën e muzikës shqiptare, Liliana Çavolli", shkruante Koha Ditore për koncertin.

“Është mbrëmja më e bukur e jetës sime”, kishte qenë përshkrimi që ia ka bërë Çavolli gala koncertit të titulluar “Kënga dhe shpirti, për Lilin me zemër”.

Në vitin 1980, Liliana Çavolli publikon albumin "Narodni Melos Kosova I Metohije".
KATEGORI: