TEKSTESHQIP

Liliros
Jeta Jem
Lyrics

Hec ti mbas meje se e di që vdes,
Veq du meditë kur vdes, se unë qat ditë po e pres,
Edhe mos t’um jet zhig për asgjë në këtë jetë,
Zani du me u ndigju në këtë realitet,
Fjaltë gjithmon jetojn, po gjithmon s’osht jeta,
Edhe ato që I thash, tash um kan dal t’verteta,
Për qdo ditë nga një lugin po e kaloj,
Sa ditë i mbusha e shpirti kur nuk um pushoj,
Hala Mitrovicë, n’zemër e në gjakë,
Për ato vende zemra um qet flakë,
Qe sa vjet n’gurbet me mirjëra kilometra,
Por n’zemër shum ngat zotit u mbeshteta,
Nuk po muj me i kalu të gjitha veq me një hap,
Nuk po muj kurr në vagonin e mramt me u kap,
Po më hec treni, kurse tjetri o ka don me më ik,
Qe sa vjet n’gurbet haver at ditë jom tu e prit.

Ref 2x:
Se jam mbush mllef, vetëm jom ka pres,
Du me pa edhe niher nanen para se të vdes,
Du me i pa edhe krejt burrat me veshje kombtare,
Du me i ngu kangt që mi knoj nana shqiptare,

U bon shum vjet, e unë larg familjes vet,
Um ka marr malli me u kthy në atdhe apet,
Me puth edhe një her token e nanes loke,
Me I pa edhe një her ato bjeshkt e asaj toke,
Ku u derdh ai gjakë, ku dikur kesh me shoqni,
Ku bashk unë dhe ti rrishum si vllazni,
Krejt po mu paraftyrohen se po i kujtoj,
U shperndam të ri, vet në Norvegji jetoj,
Tash po heci e kjo kang mallin po ma hjek,
Qishtu n’gurbet haver ski qka bon vet,
Një realitet që dikush e fantazon,
Një t’merr i madh që dikush për ditë e perjeton,
E drama vazhdon, e perjeton dhe zgjat,
Kur nuk perfundon se kjo osht nje dram e gjat,
Një udhë e gjat me shum kthesa,
Haver mirë se vjen ne kto kujtesa.

Ref 4x:
Se jam mbush mllef, vetëm jom ka pres,
Du me pa edhe niher nanen para se të vdes,
Du me i pa edhe krejt burrat me veshje kombtare,
Du me i ngu kangt që mi knoj nana shqiptare,