>
BIOSHQIP

“Arratisja” Romantike E Lindit Dhe Venerës

07-04-2016
Ata nuk e kanë fshehur për asnjë çast dashurinë e tyre e cila i pati fillesat në talent show-n “The Voice of Albania”.
E që prej asaj kohe Lindi dhe Venera vendosën t'a ndërtojnë jetën e tyre në Tiranë duke mos u ndarë për asnjë çast. Këtë herë për të festuar ditëlindjen e Lindit, ata vendosën të shkojnë në qytetin bregdetar të Vlorës, ku kanë realizuar edhe këtë foto, të cilën më pas e kanë publikuar në Instagram. Nuk ka munguar edhe një dedikim nga e Venerës, e cila rrëfeu për gazetën Ekspress këto “mini-pushime” të çiftit. “ Përgjigja vijon të jetë dashuria”,-shkruan Lumani. Së bashku çifti ka realizuar edhe bashkëpunime muzikore ku si më të fundit kujtojmë pjesëmarrjen në festivalin “Kënga Magjike” në të cilin fituan çmimin “Artisti i ri më i mirë”.
(Express)

“Arratisja” Romantike E Lindit Dhe Venerës