>
BIOSHQIP

Linda Halimi: “Nuk Kam Bërë Ndërhyrje Kirurgjike”

05-01-2014
Ka treguar se shpejt do ta shohim në “The Voice of USA”. E derisa ka publikuar edhe foto të reja, këngëtarja Linda Halimi edhe njëherë ka pohuar se ajo nuk ka bërë ndërhyrje kirurgjike...

Ka arritur të sjellë në formën më të mirë trupin e saj. E përkundër faktit se në fillimet e saj artistike Linda Halimi peshonte shumë për nga kilogramët, ajo sot po shkëlqen përmes formave trupore të arritura, sipas saj, me shumë mund.

Kështu të paktën ka theksuar Halimi përmes rrjetit social Twitter ndërsa në një status të cilin e kishte publikuar mbrëmjen e së premtes, por që e kishte larguar sërish mëngjesin e së shtunës, Linda ka mohuar se ka ndërhyrje kirurgjike në trupin e saj.

“Dhe akoma vazhdohet te flitet se kam bere ndërhyrje kirurgjike për dobësim ...HAHAHA!”, kishte shkruar këngëtarja mes tjerash, ndërsa ka pohuar se arritjet e saj për një trup të mirë kanë rezultuar kënaqshëm vetëm me një kujdes në ushqim e angazhime aerobike.

Madje Linda, duke mohuar mundësinë e kirurgjisë plastike, ka theksuar se secila femër mund t’ia dalë si ajo, vetëm me një angazhim rigoroz për largimin e kilogramëve të tepër, duke theksuar se vetëm një ‘dembele’ s’do t’ia dilte.

Ndryshe, këngëtarja ka njoftuar gjithashtu se është gati për “The Voice of USA”. Kështu ka pohuar përmes rrjeteve sociale ajo, ndërsa ka treguar se angazhimi i saj në këtë garë të madhe muzikore do të ndodhë shpejt.


Linda Halimi: “Nuk Kam Bërë Ndërhyrje Kirurgjike”