>
BIOSHQIP

Linda Merr Certifikatë Si Trajnere Personale Fitnesi Në Shba

05-04-2014
Qendrat e dobësimit po bëhen mjaft të frekuentuara nga këngëtaret apo personazhe të ndryshëm të spektaklit, jo vetëm për humbjen e kileve të tepërta, por edhe për një rimodelim të trupit. Mjafton të përmendim qendra të specializuara si ato të Linda Halimit në Kosovë apo qendrën EquiLybra në Shqipëri.



Por Linda, përveç angazhimeve të shumta të këngës në SHBA, ajo vazhdon të jetë e përkushtuar edhe ndaj punës në fitnes, ku tani zyrtarisht është pajisur me certifikatë si trajnere personale fitnesi me ligj të shtetit në Nju Jorkut. Linda ndjehet e lumtur që tani ligjërisht do të jetë trajnere personale fitnesi dhe aktivitetin e saj do të zhvilloj në SHBA.



“Jam mjaftë shumë e kënaqur që arrita të certifikohem si trajnere personale fitnesi me ligj të shtetit në Nju Jork. Uroj që këtë punë ta vazhdoj me mjaftë suksese. Ndërkaq sa i përket këngës jam duke përgatitur surpriza të radhës”, ka thënë ajo. Përkushtimi ndaj këngës ka bërë që Linda të jetë një profesioniste e këngës, ku me zërin dhe paraqitjen e saj vazhdon të mbajë pranë vetes adhuruesit.
(Zëri)

Linda Merr Certifikatë Si Trajnere Personale Fitnesi Në Shba