>
BIOSHQIP

Lindita Paralajmëron Një Bashkëpunim Me Kid Ink

17-04-2014
Lindita alias Linda Halimi ka paralajmëruar një këngë bashkëpunim me Kid Ink. Këngëtarja ka shkruar në Facebook se ajo do të marrë pjesë në The Voice of America, por përveç kësaj, ajo është duke incizuar këngë edhe në njërën prej studiove më të mira në Amerikë.

Ajo ka shkruar se po incizon këngë të reja tek producenti Jerry Wonda Dupplesi.

Ky është producent i shumë hiteve si ai i 911 -Wyclef Jean and Mary J Blige, Someone to love -Mary J Blige dhe Lil Wayne dhe këngë të tjera për Miley Cyrus , Akon, P Diddy etj.

Ajo ka postuar edhe disa foto nga studio bashkë me reperin e famshëm Kid Ink dhe ka paralajmëruar mundësinë e një bashkëpunimi mes tyre.
(Express)

Lindita Paralajmëron Një Bashkëpunim Me Kid Ink