>
BIOSHQIP
Biografia
Linditë Ramushi Dushku u lind më 18.12.1984 në Gjilan. Shkollën e mesme e kreu në Gjilan, në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”, profili pediatri. Studimet universitare i filloi në vitin 2004 në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Fakultetin Filozofik, dega Psikologji. Në vitin 2006 u transferua në Universitetin e Prishtinës, ku edhe vazhdoi studimet.

Përmbledhjen e parë me poezi e nxori në qershor të vitit 2004, me titull “Mos Hesht”, botuar nga shtëpia botuese “Ura”. vëllimi i dytë i saj me poezi, i titulluar “Me sytë e ëndjes”, shtëpia botuese “Beqir Musliu” në Gjilan, 2012. Vëllimi i tretë i saj me poezi është “ÂSHT GUSHT”,Shtëpia botuese “Lena Grafik”, 2019.
Anëtare e Pen qendrës botërore të shkrimtarëve, Shqipëri (Pen Albania)
Romanin e saj të parë do ta botoj në fund vjeshtë 2019
Çmimi i dytë në poezi, në festivalin e poezisë, “Takimet e Poeteshave Shqiptare 2011″,Vushtrri. Vendi i parë ” Poezia më e mirë e botuar në filolet”, Zvicërr, 2012. Çmimi “Poete e vitit”, nga Kuvendi komunal, Drejtorati për Kulturë Rini e Sport, Gjilan 2012. Çmimi i dytë në poezi në konkursin anonim letrar “Flaka e janarit ” 2013.Çmimi blerës për vëllimin poetik “Me sytë e ëndjes”, në konkursin pë mbështetje të autorit nga Ministria e Kulturës së Republikës së Kosovës
Çmimi inkurajues në poezi, “Festivali letrar për të rinjë” Tirana 2016, Shtëpia botuese “Toena”, “Instituti i Librit dhe Promocionit”, “Ministria e Kulturës,Republika e Shqipërisë.
Çmimi i parë në poezi, “Fadil Jakupi”, “Takimet Poetike të Karadakut, mars, 2017, Kumanovë, irganizuar nga klubi letrar “Jehona e Karadakut”.
Çmimi i tretë në esse, “Festivali letrar për të rinjë” Tirana 2017, Shtëpia botuese “Toena”, “Instituti i Librit dhe Promocionit”, “Ministria e Kulturës, Republika e Shqipërisë.
Autore e shumë shkrimeve eseistike, psikoanalizë mbi vargun poetik per autor te ndryshem, shkrime te botuara ne gazeta dhe portale te ndryshme ditore, telegraf, xl.pres.tv,Së fundmi autore shkrimesh publicistikë, refleksione në revisten “Psikologjia”, (www.revistapsikologji.com) botuar në Tiranë.
E përfshirë në këto antologji: “Lotët e virgjër”, botuar në Londër nga shkrimtari Fatmir Terziudhe autori tjeter Agim Mato, botuar nga “APCO” 2012, “Ama e dheut”, Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, 2012, “Parnasi me aromë gjilani”, shtëpia botuese “Beqir Musliu”, 2012, antologji me poezi shqipe “Poesie albanaises” përkthyer nga Vasil Çapeqi, adaptuar në gjuhën frenge Francis Chenot, ShB “Le tailis Pre”, Belgjikë 2012, “Fjala poetike” 2013(antologji e poezisë shqipe në Kosovë), botuar nga Ballkan press, antologji cila është botuar në 4 gjuhë huaja.
Në dorëshkrim, dhe dy vepra të tjera poetike. 2l.online, rajoniprees, fjala e lire. Së fundmi autore shkrimesh publicistikë, refleksione në revisten “Psikologjia”, botuar në Tiranë.