>
LETERSISHQIP

Dashuri Në Vjeshtë

Nëse do të dashuroja vjeshtën tha ai
e dija se do të dua dhe ty
ani se dy ngjyra te kuqrremta
bëhen të ndezura
më e ndezur bëhet buza jote në puthje
më tha.

Nëse do të dashuroja vjeshtën
e dija
të dua dhe ty
i thash
ani se sytë e tu xixëllojnë
saherë kuqrremet stina.

Nëse do të doja një zë
si fletët në rënie nga pema
me ato trokitje rëniesh
nën taka asfalti
prisja ardhjen tënde
ti timen e kishe të shkruar
në stolin e parë të kësaj rruge ardhjeje.