>
BIOSHQIP

(1977-2023)

Biografia
Ai njihet si një nga këngëtarët më të mirë të veriut të Shqipërisë, ndërsa publikoi këngë që I rezistuan viteve dhe ndryshimeve që pësoi muzika përgjatë dekadave. Lindon Camaj publikoi me dhjetëra këngë të cilat sot dëgjohen edhe sot në festa të ndryshme. Lindon Camaj I këndoi edhe një prej plagëve të Shqipërisë, emigrimit. Përmes teksteve tëshkruara nga vetë ai, këngëtari I mirënjohur I këndoi vuajtjeve të të rinjve në emigrim dhe dhimbjen e prindërve në vendlindje. Lindon Camaj bashkëpunoi edhe me aktorin e mirënjohur Çun Lajçi për të sjellë edhe në vitin 2019 një nga këngët e tij të fundit, sërish dedikuar të rinjve emigrantë në vende të tjera. Një lidhje të veçantë, këngëtari nga Tuzi pati edhe me qytetin e Shkodrës, ku mori pjesë në dhjetëra aktivitete kulturore.

Me 5 Nëntor 2023 do të festonte 46-vjetorin e lindjes, por në Gusht 2023, pas një përballje të vështirë me një sëmundje të rëndë, ndërron jetë këngëtarit të mirënjohur nga Tuzi. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga të afërm, miq e të njohur të të ndjerit. Këngëtari Lindon Camaj prej vitesh jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty edhe ku u mposht nga sëmundja e pashërueshme.

Në Dhjetor 1999, Lindon Camaj merr pjesë në Festivali i 38-të në RTSH me këngën "Kujtimi Që Më Vret".

Më datë 25 Tetor 2007, Lindon Camaj publikon videoklipin "Mos Me Thuaj".

Më datë 9 Shkurt 2008, Lindon Camaj publikon videoklipin "Rruget E Kurbetit".

Më datë 10 Shkurt 2008, Lindon Camaj publikon videoklipin "Nje Unaze Me Shkronjen Time".

Më datë 10 Shkurt 2008, Lindon Camaj publikon videoklipin "Si I Thojne Ksaj Dashurie".

Më datë 10 Shkurt 2008, Lindon Camaj publikon videoklipin "Buzet E Tua".

Më datë 6 Shkurt 2013, Lindon Camaj publikon videoklipin "Kuq E Zi". Muzika e këngës u punua nga Edmond Zhulali, teksti u shkrua nga vetë Lindon Camaj. Videoklipi u prodhua nga Pro Video.

Më datë 14 Korrik 2013, Lindon Camaj publikon videoklipin "Dua".

Më datë 11 Gusht 2016, Irena Dedvukaj publikon videoklipin "Zemra Ime Ti", në bashkëpunim me Lindon Camaj. Muzika e këngës u punua nga Adem Berati, teksti u shkrua nga Klaudia Shehu, ndërsa për orkestrimin u kujdes Adem Berati. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 4 Nëntor 2017, Lindon Camaj publikon videoklipin "Luje Zemer".

Më datë 7 Dhjetor 2019, Lindon Camaj & Çuni Lajçi publikojnë videoklipin "Kthjeu Bir". Videoklipi u prodhua nga kompania Chill Pro.