>
BIOSHQIP
Biografia
Që nga viti 1991, bashkë me familjen, jeton në Friburg te Zvicres, ku ka mbaruar shkollën fillore dhe ate të mesme. Më vonë ka vazhduar studimet e larta në Shkollën e lartë paramedicale.

Liridoni rrjedh nga një familje ku kultura dhe muzika gjithnjë kanë qenë pjesë e jetës së tyre.. Ai si fëmijë është frymëzur nga tiparet dhe vlerat e muzikës së mirëfillt shqiptare. Në Kosovë, e më vonë edhe në Zvicër .LIRIDONI ka qenë anëtar aktiv i shumë shoqërive kulturo-artistike-muzikore. Në punën e tij ka gëzuar përkrahje te parezervë të prindërve dhe motres së tij. Ai ka dhënë një varg koncertesh në qytetet e ndryshme të Zvicrës ku është pritur shumë mirë.

Në punën e tij prej këngëtari, Liridoni, pos muzikës popullore kultivon edhe zhanre tjera muzikore.

Nga fillimi i vitit 2009 filloi studimet në shkollën muzikore private “Blue School” në Zvicër ku ka shënuar rezultate të lakmueshme në prefeksionimin e vlerave të muzikës artistike.

Në Qershor 2010, Liridon Sefa merr pjesë në Polifest 2010 me këngën "Hiper-tension".

Më datë 4 Gusht 2011, Liridon Sefa publikon videoklipin "Diku Tjeter".
DËRGOI: