TEKSTESHQIP

Lirio Nushi
Për Ty Arbëri
Lyrics

Bashkë me tërë të mirat tona
Edhe princi dhe kurora
Na kanë mbetë si peng në jetë
Atje detit përtej mbetnë
Po të flas me lot ndër sy
Moj e bukur Arbëri

Dallandyshe një nga një
Kur të shkoni n’anët tona
Një folezë përmbi çati
Të ndërtoni n’shtpitë tona
Dallandyshe një nga një
Kur të shkoni n’viset tona
Thoni se Arbreshët rrojnë
Arbërinë kurr se harrojnë
E flasin me lot ndër sy
Për të bukurën Arbëri
E për të seç thurrin fjalë
Arbëri të qofshim falë.