>
BIOSHQIP
Biografia
Ai rrjedh nga një familje artistësh. I rritur me një frymë të mirë artistike, ka filluar të mësojë instrumente që në moshën 5-vjeçare. Luan në piano, kitarrë dhe bas. Kjo është hera e parë që Lisi këndon para një publiku. Deri tani, talentin e tij e ka shfaqur vetëm me familjarët. Personi i parë që vuri re që ai këndonte, ishte e ëma. Lisi me mamin ka realizuar dhe covera në YouTube. E gjithë familja janë fansa të zjarrtë të ‘Red Hot Chilli Peppers’.

Në vitin 2017, Lis Asllanaj ishte finalist në The Voice of Albania 6.

Në Dhjetor 2020, Lis Asllanaj merr pjesë në Nota Fest 2020 me këngën "Hajgarja E Jetes".