>
BIOSHQIP

Livia Koka, Shqiptarja E Vogël Me ëndrra Të Mëdha

26-06-2012
Adoleshentja nga Tirana, Livia Kola, ka prezantuar këngët e saj të para në diskotekat amerikane.

Livia K. tingëllon si një emër amerikan. Por në fakt është një vajzë nga Tirana, e vendosur prej një dekade në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me një ëndërr të madhe, si çdo adoleshent. Të bëjë muzikë dhe të jetë e njohur në gjithë botën. Por nëse për disa ëndrrat mbeten në sirtar, per vajzën që iku në moshën 10 vjeçare nga Tirana një dritë jeshile eshtë shfaqur në sfond. Ka pasur fatin të takoj producentin dhe kantautorin e njohur Kingsley Gardner, (i cili ka punuar me Mya, Das Efx, Diana King & Billy Crawford). Pikërisht ai ka pikasur Livian në një audicion në New York. Kur ai dëgjoi dy këngët e saj origjinale, të krijuara nga Livia dhe të luajtura prej saj në piano ai nuk kishte dyshime se Livia është një artiste e re e talentuar.

Livia Kola, e pagëzuar me emrin Livia K. Ka nisur ndërkaq punën për albumin e saj të parë që do të lançohet në vjeshte të vitit 2012, për të cilin po punon me Bojan Dugic (producent që ka punuar me Britney Spears, Beyonce, 50 Cent, J Lo, Lady Gaga, Kelly Rowland, Amber Rose). Aktualisht dy këngët e saj të para po luhen në diskotekat amerikane, ndërsa e ardhmja e saj premton shumë. Përveç muzikës, Livia punon edhe si modele si edhe ka marrë një rol për një film të cilin do ta xhirojë këtë verë, ndërsa vazhdon studimet për mjekesi. Per të njohur më shumë vajzën e re me aspirata të mëdha, le të l exojmë këtë intervistë interesante për suplementin " Sumer Time" në "KJ".

Livia, na trego diçka për veten tënde për lexuesit që të ndjekin në vend?

Jam e lindur dhe e rritur në Tiranë. Unë jam 19 vjeç, kam ardhur në Amerikë që në moshën 10 vjeç. E kam pasur gjithmonë pasion muzikën dhe kam filluar të këndoj dhe të shkruaj këngë në piano që në moshën 10 vjeçare. Megjithatë prioriteti im deri tani ka qenë shkolla. Jam në universitet për mjekësi. Para pak kohësh u takova me menaxherin tim, I cili ka bërë kontratat e mia deri tani. Ai pa potencial tek unë në muzikë dhe tregoji shumë entuziazëm për të punuar bashkë me mua.

Cilat janë arritjet tuaja deri më tani?

Deri tani kam punuar me disa nga prodhuesit më të mirë në indrustimë e muzikes në Amerikë. Megjithatë, jam në hapat e para të reklamimit të muzikës dhe më duhet çdo lloj suporti në këtë hap.

Përveç muzikës ju keni provuar edhe aktrimin apo jo?

Po, e vërtetë. Unë kam marrë edhe një rol kryesor në filmin "There's Always Woodstock" që do filmohet në verë 2012 dhe do dali ne kinema në dimër 2013. Për mua çdo gjë që po bëj është rrjedhshmëri e pasionit që ndjej. Jam shumë e përqendruar në anën artistike të jetës time si edhe në pasionin që kam për mjekësi.

Cila është mbështetja që keni në rrugën e artit?

Jam me fat sepse kam një familje shumë suportive dhe ata më kanë dhënë gjithmonë mbështetje morale dhe emocionale. Kam shumë më shumë që mund t'ju shpjegoj mbi jetën time.

E quan fat takimin me këtë emra të njohur të muzikës apo rezultat i vokalit tuaj?

Menaxheri im Kingsley Gard ner, pa shumë potencial në talentin tim si kantautore dhe më lidhi në kontakt me producentë të ndryshëm. Çdo producent që kam takuar deri tani ka qenë i interesuar të bashkëpunoj me mua duke u bazuar në talentin tim. Ndërsa për aktrimin marr klasa mësimi në Manhattan, NY me Harry O'reilly dhe ai më ka kontaktuar me agjentë të ndryshëm. Megjithatë për momentin jam e përqendruar në muzikë që të më dal një album sa më i suksesshëm.

Çfarë aspiron të arrish në vendin tënd?

Ëndrra ime është të jap koncerte në Shqipëri dhe është nder për mua ta prezantoj veten si artiste shqiptare. Unë jam në procesin e mbarimit të albumit të parë.
( Ilda Lumani)

Livia Koka, Shqiptarja E Vogël Me ëndrra Të Mëdha