>
BIOSHQIP
Biografia
Shkollen tetevjeçare e ka kryer ne shkollen "Marash Gjoni" ne Rrile. Shkollen e mesme e ka kryen ne Gjimnazin "Hydajet Lezha" Lezhe ne vitin 1984. Po ate vit ka filluar Fakultetin Ekonomik Industrial Te Universitetit te Tiranes ne degen Financa.

Ne perfundim te Fakultetit ne vitin 1989 emerohet ekonomist e me pas shef finance ne Rajonin Hekurudhore Lezhe. Ka punuar deri ne vitin 1995 disa vende te ndryshme i emeruar. Ka qene nendrejtor ne Ndermarrjen Bujqesore ne Tresh, Inspektor kontrolli ne Policine Finaciare me grede major, drejtor i NTPN Lezhe. Ne janare te vitit 1996 emigron ne Itali. Ka punuar e jetuar ne Varese,fillimisht punetore ne ndertimtari,restaurime speciale, lulishtari dhe me pas deri ne vitin 2013 ne Best Western Hotel "Crystal". Qe nga viti 2014 jeton ne Gjermani.

Duke qene mjaft kritik ndaj fenomene e te kohes ka qene ne shenjester te regjimit komunist. Ka marre pjese aktive ne Levizjen e Dhejtorit. Eshte Bashkethemelues i Partise Republikane Shqiptare se bashku me Sabri Godo e Vangjush Gambeta. Eshte hartues i pragramit ekonomik te pare te PR. Nderkohe eshte hartuesi i pragramit te pare politik te partise per te drejten e prones private. Pas viti 1995 largohet nga partia per shkak te devijimit te partise nga programi fillestare e mosperputhjesh te bindjeve politike me kreret e mevonshem politik te partise.

Ne Varese, Italia e veriut ka qene perfaqsues ligjire i komunitetit shqiptare prane komunes.
Fillimet poetike i ka qe ne moshen femijnore dhe me pas ne gjimnaz. Gjate kohes ne Universitet ka pase botimet e para ne gazeten "Studenti". Ishte njekohesish edhe bashkepunetore i jashtem i Radio Tiranes ne emisionin "Per shqiptaret jashte atdheut". Nuk ka botuar akoma liber edhe pse eshte shume aktiv me krijimtari ne rrejtet sociale. Eshte poet qe gjithnje e me shume po ze vend ne letersine bashkekohore shqiptare.