>
LETERSISHQIP

Oxhaku Prej Guri

E kerkova neper libra,e kerkova ne cdo flete
Si i marre kerkova neper shtepi
Ne cdo cep te murit e provova
Te gjej oxhakun e gurit ,qe kisha pare dikure ne femijeri

Atehere, ne mes te enderrave vajta e u hodha
Per tu zhytur sa me shume ne thellesi
Te pakten aty thashe me mend do ta gjeja
Sapo te arrij ne fund ,aty ku filloi e imja femijeri

E gjeta,po ,e gjeta , krejt te pa prekur
Oxhakun e gurit mbushur me dru lisi
Mbi flake akoma vlonte gjella e nenes ne vorben e dheut
Aty gjeta te thekur edhe nje cope buke misri

U ula ne stolin trikembesh prej druri te manit
Dhe si pleqte thashe ti kthej edhe une shpinen zjarrit
Koken e mbeshteta ne murin e plakur
E vetja me eshte dukur me i vjeter edhe se vete libri i mesharit

Po nuk munda,nuk guxova te mendoja me vete per kthimin
Fundja si mund te ikja ,prej kesaje buke dhe kesaje gjelle
U ula kembekryq ne shtrosen prej lekure dele
Une femija i urte qe nenen gjithmone e shihja me endje

Kure te zgjohem,kure te dal dhunshem prej kesaje enderre
Do ha perseri buke gruri te bardhe dhe te ngrohte
Gjella,eshte prape e bere me duar nene
Vetem se koha nuk eshte me po ajo kohe

E mbusha edhe une trasten me kujtime
Si dikure fshihja lodrat ne te vegjit xhepe
Po kete here ndenja atje akoma me shume
Se oxhakun nuk mund ta merrja dot me vete.