>
LETERSISHQIP

Skutave Kerkoj

Pata kerkuar si Diogjeni i verber
Te gjej skutave te kohes pak me shume liri
Nga skutat dolen ca ujq e ca qener
E frika mu ngjall si nje terr i zi

Desha te kisha nje liri tjeter
Si i dashuruari qe zotit i lutet per pak fat
Ashtu si era ne pyje fryn melodine e vjeter
Me dukej vetja nje lume i etur per nje shtrat

Mendova te mblidhja ditet e rinise pa u plakur
Buza mos me thahej si plisat e dheut ne vere
Perendimi i diellit dhe syte e mi ishin te perfalkur
Pak centimetra buze te ishin ari me me vlere

Kisha kerkuar shume ne ato kohe te veshtira
Po dashurine nuk mund ta lija menjane
Ne ato kohe njengjyreshe dashurite me te mira
Nje nga nje si gjethet ne vjeshte rane...

Ishte kohe tjeter si flaka e dimrit
Dhe nuk e di pse paskemi qene kaq guximtare te marre
Era ka ngjyren e diteve te kujtimit
Skutave te kohes kerkoj pak liri e zjarre
Llesh Murrani