Llesh Murrani Poezi
Llesh Murrani

Kohe E Shkuar

"Replike" me Mondin

Mondi prej teje u zura ngushte shume sot
Mend fillova te shes si te isha Dritero,
Ne duar mbaja ashtu krejt kot
Nje liber te vjeter dhe nje foto

Pluhuri si mjegull mbeshtillej fushes
Zhurma e karrocave ne te kahershmen rruga e Rriles
Plepat e medhenj
Duar femijesh qe tunden kure i binin ziles

Mond ndjeva edhe nje here murranin e Lezhes
Kur ti shkoje mengjezeve per ne Zejmen
ah ato byreket me gjize te klubi i deges
era e ngrohte edhe tash kaq larg po me vjen.

Vitet nentedhjete na mbeten njolla mbi jeten
Lezha si nje poezi e cmendur po nderronte lekure
Diku pihej nje kafe me Ndoc Gjeten
Lagjes se jevgjeve ju ishte shembur e vetmja ure.

Qyteti i Vogel mbytur me ere sallgamesh
eres qe fort te mberthyer dimrin mban
Kanalet pa uje mbuluar kallamesh
Ku vera me dimrin me shume ngjan

Lezha e kujtuar per te vdekurit dhe e harruar per te gjallet
Ngre pallate dhe kioska me tende
Ne treg njerezit shesin e blejne hallet
Gjithcka duket perralle dhe kaq pak legjende.

Ne pasqyrat e butikeve shihet koha e cmendur
Ne nje klub te Lezhes do te ze nje vend
Njerezit dhe eren çuditerisht i shoh duke rendur
Ne Lezhen time dhe ne vendin tend

Llesh Murrani

- Poezi nga Llesh Murrani



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0